simpoziumi - profetit  -  25 prill 2014 (4)

simpoziumi - profetit  -  25 prill 2014 (1)“Profeti Muhamed a.s. dhe Sinqeriteti në Islam”, ishte simpoziumi që u mbajt sot në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve Fetare në Ambasadën e Turqisë.

Në fjalën e tij kryetari i Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj, u shpreh se çështjet e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj, dashuritë e mëdha kërkojnë shpirtra të përkushtuar  dhe i Dërguari i Zotit ishte shpirti më i përkushtuar.

Kreu i myslimanëve shqiptar u bëri thirrje të pranishmëve për dhembshuri, tolerancë dhe paqe.

“Të tregohemi të dhembshur , të durueshëm , të sjellshëm  dhe tolerantë. Le ta rigjallërojmë në këtë mënyrë moralin e Profetit tonë të nderuar. Zemërimi, urrejtja, mosmarrëveshjet dhe përplasjet nuk mund ta mbajnë gjallë një shoqëri. Ne kemi nevojë për frymërat ringjallëse të Profetit (a.s) ashtu siç kemi nevojë për ajrin , ujin nëse duam një botë të qetë ku të jetojmë në paqe e harmoni.”, tha z. Bruçaj.

Në simpozium përshëndeten edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj si dhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli.

 

simpoziumi - profetit  -  25 prill 2014 (3)

Më pas studiuesi Xhemal Balla dhe Myftiu i Ankarasë Prof. Dr. Mefail Hizli, trajtuan gjerësisht sinqeritetin në islam dhe shembullin e profetit Muhamed a.s., në këtë aspekt.

Të pranishmit përjetuan emocione të veçanta nga këndimi i ajeteve të Kuranit nga një prej kënduesit më të mirë të Kuranit në Turqi, Ahmet Karali.

Simpoziumi u moderua nga Drejtori  i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në KMSH z. Agron Hoxha.

Simpoziume me të njëjtën temë do të zhvillohet edhe në Fier dhe Vlorë, në datën 26 Prill 2014 si dhe në Shkodër me datë 27 Prill 2014.

25 Prill 2014

ZK1A1009

simpoziumi - profetit  -  25 prill 2014 (5)ZK1A0967 simpoziumi - profetit  -  25 prill 2014 (2)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë