ixhtihadi (2)Këshilli i teologëve të Komunitetit Mysliman, mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar  “Pasuritë e Fesë Islame, Ixhtihadi dhe Kijasi” të zhvilluar në Stamboll , me pjesëmarrjen e dijetarëve dhe studiuesve islamë më në zë të rreth 100 vendeve të botës.

Në simpozium u diskutua mbi nevojën e mbajtjes gjallë të ixhtihadit  i cili kuptohet si përpjekje e thelluar për të nxjerrë dispozita prej Kur’anit, Sunnetit dhe Ixhmasë për të cilat nuk gjendet tekst i qartë në to. Ndërkohë që kijasi është analogjia, bazuar në bazat e së drejtës sipas fesë Islame. Prof Dr. Abdunnasır Ebul Basal theksoi se: “Ixhtihadi është tregues i jetës dhe intelektit të myslimanëve dhe është një domosdoshmëri Islami të ekzistojë në realitet.”

Delegacioni shqiptar pati mundësinë që gjatë ditëve të simpoziumit të njihej e diskutonte me delegacione të vendeve të ndryshme, me të cilët shkëmbyen eksperienca respektive.

Ndër të tjera ky aktivitet, i organizuar nga revista Hira, dëshmoi se bashkëpunimi i dijetarëve dhe studiuesve islamë nga e gjithë bota, është një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë, më të kuptimtë dhe më të lumtur për myslimanët dhe madje për mbarë njerëzimin.

Simpoziumi u organziua më 10, 11 Maj 2014.

ixhtihadi (3)

ixhtihadi (1)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë