Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë në Maqedoni.
Kryetari Bruçaj vizitoi selinë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë ku u prit nga Reis ul Ulema H. Sulejmani ef. Rexhepi dhe sekretari i përgjithshëm, z. Afrim ef. Tahiri.
Në këtë takim u diskutua forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Konkretisht u hodh idea e një projekti më i afërt i tre bashkësive islame, asaj të Shqipërisë,
Maqedonisë dhe Kosovës për përgatitjen e një botimi të Ilmihali-t (Njohuritë themelore të Islamit) në gjuhën shqipe.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryetari z. Bruçaj mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë së Çairit.
Në këtë vizitë Kryetari z. Skender Bruçaj shoqërohej nga drejtori i Kabinetit z. Oltion Kola dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë z. Fejzi Shaholli.
18 Maj 2014