MYFTINITË E SHQIPËRISË

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet myftinive.

Myftinitë organizohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë statut.

Myftinitë ndahen në: Myftini Zone, Rrethi dhe N/Myftini.

Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikën e Shqipërisë.

N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë së Komunitetit Mysliman.

Myftitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm.

Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule:

“Betohem në emër të Allahut, se do të zbatoj me besnikëri Kuranin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman, do të kryej detyrën me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë”

Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojnë dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komunitetit Mysliman.

Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Mysliman mbi 5 vjet.

Detyrat e Myftiut

  • Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë.
  • Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit mysliman.
  • Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhamit e juridiksionit të myftinisë, për zbatimin e statutit dhe rregullores së brendshme të KMSH.
  • Organizon hapjen e kurseve fetare ne xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon funksionimin e tyre.
  • Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët mysliman, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatrat, komunat ose ne qytetet ku nuk ka objekte kulti.
  • Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
  • I propozon Kryesisë së KMSH kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje  ne detyrë, masat disiplinore dhe për shpërblimet për personelin fetar e civil që janë në vartësi dhe pjesë e strukturës së myftinisë.
  • Në zbatim të Statutit të KMSH u jep udhëzime imamëve e vaizëve për kryerjen e riteve fetare në xhami.
  • Mban marrëdhënie të mira institucionale me besimet e tjera fetare qe ushtrojnë veprimtari në juridiksionin e myftinisë dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre fetare, si dhe mban gjithashtu marrëdhënie të mira me organet e pushtetit vendor.

Myftinjtë e Shqipërisë 

Nr Emër Mbiemër Qyteti
1 Abdullah Bulku Mallakastër
2 Agim Duka Elbasan
3 Agim Tereziu Mat
4 Andreot Sefa Devoll
5 Anis Qafa Gramsh
6 Aorel Senja Gjirokastër
7 Ardit Hoxhllaku Vlorë
8 Armand Asllani Kuçovë
9 Armand Islami Peqin
10 Baftjar Këllezi Vorë
11 Besnik Leçini Kavajë
12 Bledar Ali Delvinë
13 Bilbil Talla Berat
14 Bledar Mulla Sarandë
15 Detin Kotrri Lezhë
16 Edmir Maxharri Kurbin
17 Edmir Smajlaj Malësi e Madhe
18 Edmond Ceni Librazhd
19 Eduart Demiraj Tropojë
20 Emirjon Vathaj Kukës
21 Ermir Gjana Krujë
22 Gazment Teqja Tiranë
23 Gëzim Kopani Pukë
24 Islam Hoxha Kamëz
25 Klodian Tafani Përmet
26 Ledian Çikalleshi Korçë
27 Mikel Hazizolli Fier
28 Muhamed Sytari Shkodër
29 Muis Kurtulla Dibër
30 Namik Mahmutllari Pogradec
31 Redin Quku Durrës
32 Roland Çinari Skrapar
33 Sadik Ukperaj Has
34 Sejdin Strazimiri Bulqizë

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë