Myftinia e Gjirokastrës organizoi më 27 qershor 2014 një fushatë ndihmash për familjet në nevojë të Lazaratit.
Pavarësisht lajmeve negative që kanë shoqëruar këtë fshat kohët e fundit, në media u publikua lajmi se 40 familje besimtare, nuk u bënë kurrë pjesë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Nisur nga ky fakt, Myftinia e kësaj zone, organizoi nje fushatë ndihmash ushqimore, të cilat iu shpërndanë këtyre familjeve në kuadër të projekteve të saj për muajin e Ramazanit.
Myftiu i Gjirokastrës z. Ledian Cikalleshi, përgëzoi besimtarët e këtij fshati për durimin e treguar, të cilët, me gjithë vështirësitë ekonomike, për asnjë moment nuk ranë pre e veprimeve të ndaluara në respekt të parimeve të fesë së tyre, Islamit.