10498429_488404867962294_2561122991398021308_o

Myftinia Elbasan shtroi mbrëmë një iftar në ambientet e kalasë së qytetit në kuadër të aktiviteteve të saj për muajin e Ramazanit.

Të ftuar në këtë tryezë ishin kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, përfaqësues të Ambasadës Turke, drejtori i TIKA, Birol Cetin, deputetë të Elbasanit, figura intelektuale, si dhe besimtare e besimtarë të shumtë.

Myftiu Agim Duka në fjalën e tij theksoi se një ndër qëllimet e Ramazanit, është rritja e solidaritetit dhe forcimi i vëllazërisë dhe harmonisë mes njerëzve. “Një nga qëllimet kryesore të këtij muaji është forcimi i unitetit, vëllazërisë dhe harmonisë. Këtij qëllimi i shërben edhe tradita e bukur e shtrimit të iftareve, ku njerëz të shtresave të ndryshme të popullsisë mblidhen në një tryezë të përbashkët, duke shënuar kështu një nga kulminacionet e këtij muaji të bekuar”, u shpreh z. Duka.

Pjesëmarrësit i përshëndetën edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, ministri Erion Veliaj, kryebashkiaku Qazim Sejdini, etj.

Më pas, në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore, është konsumuar vakti iftarit, i shoqëruar me urimet dhe lutjet për një adhurim dhe sakrificë të pranuar tek Allahu i Madhëruar.

14 korrik 2014

10506612_488405481295566_4029402854802995405_o

10553782_488405584628889_2903575578456222286_o10550156_488405997962181_8455862763746016880_o

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë