“Karvani i bereqetit” është ndalur edhe në Kavajë, duke shtruar një iftar të madh në zemër të qytetit.
Ashtu si në Shkodër dhe Tiranë, edhe këtu sofra e iftarit mblodhi drejtues fetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe besimtarë të shumtë.
Myftiu i Kavajës Besnik Leçini falënderoi me këtë rast minibashkinë Bajram Pasha si financuese të këtij iftari, i cili është kthyer në një traditë të bukur që bashkon çdo Ramazan myslimanët e Kavajës.
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe përfaqësuesi i minibashkisë Bajram Pasha, të cilët uruan besimtarët për një agjërim të lehtë e të pranuar.
Pjesëmarrësit në këtë iftar u shpërblyen edhe me një program të pasur me këndim Kur’ani dhe ilahi.
Pas Kavajës, “Karvani i bereqetit” do të udhëtojë në drejtim të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.
13 korrik 2014