amerikanet (3)

Ambasadori Amerikan në Tiranë z. Alexandër A. Arvizu shtroi darkën e Iftarit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit.

I pranishëm në këtë iftar ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, Kreu i Kryegjyshatës Botërore Edmond Brahimaj, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të tjerë të KMSH-së, myfti nga qytete të ndryshme dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë shembullin që Shqipëria i jep vendeve të tjera mbi tolerancën fetare, një shembull që shpresojmë të frymëzojë njerëzit në të gjithë rajonin dhe mbarë botën, për të lënë mënjanë ndasitë dhe për të gjetur respektin për njëri-tjetrin edhe kur nuk pajtohen në mendime. “Liria për të besuar dhe për të praktikuar besimin fetar në mënyrë paqësore, na kujton dhe tregon traditat që dy vendet tona ndajnë,” theksoi Ambasadori Arvizu.

Ndërsa Kryetari i Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj bëri lutjen përpara hapjes së iftarit.

18 Korrik 2014

18amerikanet (1)   amerikanet (2)amerikanet (4)

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë