Zyra e Gruas në KMSH ka shtruar një iftar për gratë agjëruese të burgut 325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Të pranishme në këtë iftar ishin përgjegjësja e Zyrës së Gruas, znj. Fatma Karaj dhe përfaqësuese të tjera të kësaj zyre.

Përfaqësuese të Zyrës së Gruas, u shprehën se kaluan një iftar të mrekulleshëm me gratë duke dëgjuar rreth ndërgjegjësimit të tyre si dhe momente rreth përqafimit të islamit.

Gratë që vuajnë dënimin në këtë institucion falënderuan përfaqësueset myslimane për këtë iftar dhe shprehën dëshirën e tyre për organizime dhe aktivitete të tjera në të ardhmen.

Para hapjes së iftarit u shpërndanë  edhe ndihma ushqimore në “Shportën  e Ramazanit”.

21 Korrik 2014

burgu grave iftar (2)

burgu grave iftar (1)  burgu grave iftar (3) burgu grave iftar (4)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë