10 ditëshi i fundit i Ramazanit ka tejmbushur xhamitë e vendit me besimtarë, të cilët falin namazin e natës.

Gjatë këtyre ditëve, çdo vit, gjatë Ramazanit, xhamitë në të gjithë Shqipërinë qëndrojnë të hapura 24 orë, për shkak të fluksit të besimtarëve të cilët kryejnë adhurimet e tyre, siç është falja e namazit të teravive, namazit të natës, namazeve nafile, lutje e dua të shumta.

Ndërkohë që mbrëmë është shënuar edhe numri më i madh i besimtarëve të cilët kanë tejmbushur xhamitë, madje kanë dalë edhe në sheshet përpara këtyre objekteve të kultit, për të falur teravitë dhe namazin e natës. Fluksi ka ardhur edhe për shkak të Natës së Kadrit, e cila është me e vlefshme se 1000 muaj dhe për këtë vit sipas kalendarit islam Nata e Kadrit ka qenë më 23 Korrik 2014.

Gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman ka shtruar edhe syfyre në shumë xhami dhe restorante pranë tyre për agjëruesit dhe frekuentuesit e këtyre xhamive.

23 Korrik 2014

namaz nate (1) namaz nate (2)   namaz nate (5) namaz nate (6) namaz nate (7) namaz nate (8)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë