Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi një iftar me gazetarët më të njohur në vend si dhe me të gjithë bashkëpuntorët e emisioneve televizive dhe atyre radiofonike që Komuniteti Mysliman ka realizuar për gjatë muajit Ramazan.

Nënkrytari i Komunitetit Mysliman z. Ali Zaimi në fjalën e tij të përshëndetjes u shpreh se ky është një muaj i bashkimit dhe unitetit dhe se nxit për një shoqëri më të mirë, solidare dhe bashkëpunuese. Ai gjithashtu falenderoi gazetarët për kontributin e tyrë në informimin e publikut dhe pasqyrimin e gjithçkaje që ndodh në vend.

Të pranishëm në iftar ishin, analistë, drejtues të mediave, gazetarë të televizioneve, radiove, shtypit të shkruar dhe atij online.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, ka shtruar iftare me grupe të ndryshme të shoqërisë, duke pasqyruar frymën e solidaritetit.

25 Korrik 2014

iftari i gazetareve (1)   iftari i gazetareve (4) iftari i gazetareve (5) iftari i gazetareve (6)iftari i gazetareve (3)iftari i gazetareve (2)

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë