Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë Librazhd.

Gjatë këtij takimi me Këshillin e Myftinisë dhe imamët, është bërë një analizë 9 mujore e të gjithë aktivitetit të myftinisë së këtij rrethi.

Nënkryetari i KMSH-së z. Spahiu u ndal mbi përcjelljen e mesazhit të islamit në formën dhe mënyrën më të drejtë. Ai u bëri thirrje imamëve që të kenë kujdes në përcjelljen dhe interpretimin më të drejtë të mesazhit dhe vlerave universale të islamit.

Ndërkohë Drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja e vuri theksin mbi gjendjen e xhamive, mbi nevojat dhe përparësitë që imamët duhet t’i japin. Z. Demetja foli edhe mbi projektet që Komuniteti Mysliman do të zhvillojë në të ardhmen në shërbim të mirëfunksionimit të detyrës së imamit.

Gjithashtu në këtë takim është prezantuar edhe myftiu i ri i Librazhdit, z. Taulant Bica, i cili më parë ka qenë me detyrë myfti edhe në qytete të tjera. Në fund të takimit ka pasur pyetje-përgjigje nga të pranishmit.

17 Shtator 2014

inspektim librazhd (1)

 

inspektim librazhd (1) inspektim librazhd (2)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë