Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj priti në një takim Këshilltarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington, Ambasadorin Robert Bradtke.
Në takim u fol mbi parandalimin e luftërave potenciale në vatrat e luftës jashtë vendit. Ambasadori e njohu Kryetarin Bruçaj me eksperienca të ndryshme në botë sa i përket parandalimit të fenomenit dhe shkaqet ose motivet që i çojnë njerëzit në luftë.
Kryetari Brucaj nga ana e tij shprehu gatishmërinë për pranimin e sugjerimeve të ambasadorit dhe e njohu me projekte të zbatuara dhe të tjera që presin zbatimin nga na e Komunitetit Mysliman.
Ambasadori Bradtke falënderoi kryetarin për gjithë kontributin në këtë kontekst dhe e përgëzoi për bashkëpunimin me instancat shtetërore në veçanti me pushtetin lokal.
17 Tetor 2014