Rikthehen programet fetare “Frytet e Besimit”, nëpër xhamitë e vendit.

Hapja e sezonit të dytë do të bëhet nesër (28 Tetor 2014) pas namazit të akshamit, në xhaminë e Et’hem Beut nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj.

Tema që do të trajtohet nesër mbrëma do të jetë: “Cilësitë e besimtarëve”, ku do të referojë nënkryetari i KMSH-së z. Ali Zaimi dhe Drejtori i Thirrjes në Islam, z. Elvis Naçi.

Përveç ligjëratave, programi do të ketë edhe këndim Kurani dhe Ilahi të ndryshme.

Frytet e besimit

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë