Medreseja e Korçës, organizoi paraditen e 18 nëntorit, një seminar trajnimi me drejtorët e shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme me temë: “Menaxhimi i institucioneve dhe kriza në sistemin parauniversitar’’.
Seminari trajtoi temat: “Kodi i etikës së mësuesit në sistemin parauniversitar, zgjidhja e konflikteve dhe krijimi i një klime miqësore në shkollë’’, “Të drejtat dhe detyrimet e stafit dhe nxënësve në institucionet arsimore’’ dhe “Teknologjia dhe rrjetet sociale. Problematika me të rinjtë’’.
Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë dhe Universitetin Bedër.
Seminari u përshëndet nga Drejtori i Medresesë së Korçës, z. Sami Ikiz dhe drejtori i DAR-it Korçë, z. Kristaq Grabocka.
Në fund për pjesëmarrësit u shpërndanë certifikatat e trajnimit.
18 Nëntor 2014