“Frytet e Besimit” në Xhaminë e Kombinatit

“Detyra e njeriut në këtë botë është të njohë Zotin, detyra e besimtarit është tua bëjë të njohur njerëzve Zotin”, kështu u shpreh nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi, mbrëmë në ciklin e mbrëmjeve fetare në Xhaminë e Kombinatit.

Në këtë program fetar ishte i pranishëm edhe zëvendësmyftiu i Tiranës Gazmend Teqja si dhe imami i Xhamisë së Ethem Beut, Elton Karaj.

Cikli i Mbrëmjeve Fetare në Xhami vazhdon të zhvillohet dy herë në javë, ku besimtarëve u komunikohet qëllimi i  ekzistencës si dhe rregullimi dhe mirëfunksionimi i marrëdhënieve në shoqërinë dhe komunitetin ku gjithsecili jeton.

19 Nëntor 2014

IMG_1178 IMG_1194 IMG_1200 IMG_1207

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë