vatra (3)

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës Pan-Shqiptare Amerikane “Vatra”, z. Gjon Buçaj.

Kryetar i Vatras vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për qasjet dhe kontributin në çështjet shqiptare, për harmoninë dhe bashkëjetesën ndër fetare dhe për rolin e tij sa i përket myslimanëve shqiptarë.

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunime të mëtejshme.

Ndërkohë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, e njohu edhe më tepër           z. Buçaj me funksionin dhe veprimtarinë e KMSH-së, si dhe shprehu vlerësimet për aktivitetin dhe gatishmërinë e përhershme të Vatras në çështjet e shqiptarëve të Amerikës. Ai gjithashtu i siguroi bashkëpunimin e Komunitetit Mysliman.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kancelari i KMSH-së, Ylli  Cikalleshi.

Para dy vitesh, Shoqata Vatra, me rastin e 100 vjetorit të saj, ftoi personalitete të ndryshme shqiptare, mes të cilëve edhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman.

 24 Nëntor 2014

vatra (1) vatra (2)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë