“Frytet e Besimit” është ndalur mbrëmë në Xhamin e Ndroqit.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi, u shpreh se besimi është një vlerë për individin dhe shoqërinë. “Besimi mban gjallë, shpresën, respektin, virtytet. Ai e mbrujt njeriun me dashurinë për Zotin dhe njerëzit”, theksoi z. Zaimi.
Më tej ai shtoi se burimi i çdo të mire rrjedh prej besimit dhe dashurisë, si melhem për çdo sëmundje.
Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli, u shpreh se përkujtimi dhe falënderimi i Allahut janë dy elementët kryesor që e bëjnë një besimtar të mirë. “Myslimanët i vërtetë është faktor stabiliteti në shoqëri, myslimani i vërtetë është përkujtues dhe falënderues ndaj Allahut”, nënvizoi z. Luli.
Ndërkohë, si gjithmonë, programi u hap me këndimin e ajeteve të Kuranit, dhe u mbyll me shpërndarjen e ujit të zemzemit për të pranishmit.
I pranishëm në këtë mbrëmje fetare ishte edhe drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri.
27 Nëntor 2014