Më datë 9 dhjetor 2014, përfaqësues të Ambasadës Amerikane vizituan Medresenë e Tiranës.

Vizita kishte si qëllim njohjen me projektet qytetare që zhvillohen çdo vit në këtë shkollë.

Pas prezantimit që bëri secili prej tyre, filloi prezantimi i projektit të parë “Jemi dhe ne”.

Ky projekt i kushtohet fëmijëve jetimë, shqetësimeve, dëshirave të tyre, etj. Më pas vajzat e klasave të dhjeta prezantuan projektin e dytë “Adoleshentët dhe problemet e tyre”. Vajzat folën për problemet e adoleshentëve sot. Këto projekte synojnë që nxënësi të zgjerojë njohuritë, të zhvillojë aftësitë, për të marrë pjesë në projekte në ndihmë të komunitetit. Më pas z. Andrew Rabens zhvilloi një bisedë të lirë me nxënësit, rreth problemeve që kanë adoleshentët sot. Në fund ai përgëzoi nxënësit për punën që kishin bërë dhe iu uroi suksese!

Të pranishëm në taskim ishin: z. Andrew Rabens – Këshilli i Veçantë i Departamentit të Shtetit Amerikan për Çështjet Globale Rinore, zj. Valerie C. O’Brien – Zyrtarja e Çështjeve Publike në Ambasadën e SHBA në Tiranë, zj. Angjelina Pistoli dhe zj. İlva Çuko – Asistente për Mardhëniet Publike në Ambasadën e SHBA, Tiranë, z. Shefqet Shyti, Koordinator për Projektin Qytetar pranë Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim, Tiranë.

Vizita e z.Andrew Raben (4) Vizita e z.Andrew Raben (6) Vizita e z.Andrew Raben (8)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë