Cikli i programeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur të Premten në Xhaminë e Gjirokastrës, para dhe gjatë namazit të Xhumasë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, duke folur mbi rëndësinë e të mbledhurit e diskutuarit të temave të ndryshme që kanë të bëjnë me besimin dhe fenë islame, u shpreh se, në këtë ditë të shënuar të Xhumasë, është momenti i duhur dhe më i mirë për të reflektuar dhe për të menduar.

“Gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë pyetjen vetes, a e kemi kryer detyrën tonë si besimtar, a e kemi çuar në vend amanetin e Allahut? Dhe ky amanet përveç adhurimit dhe falënderimit ndaj Tij, është përhapja dhe përçimi i mesazhit të pastër dhe të paqtë të Islamit. Detyra jonë është t’i tregojmë bukuritë e besimit atyre që ende nuk i kanë parë dhe t’ia rikujtojmë atyre që tashmë i dinë”, nënvizoi z. Zaimi.

Ndërsa Kryevaizi i Komunitetit Mysliman H. Lauren Luli, në hytben e Xhumasë u ndal mbi vetëdijen e besimtarit, ku sipas tij besimtari është i vetëdijshëm dhe i vëmendshëm cnë çdo veprim, fjalë e hap të jetës së tij.

“Allahu i ka dhënë njeriut mendjen, vullnetin, dëshirën për të vepruar çdo gjë. Por i ka dhënë edhe zgjuarsinë për të zgjedhur të mirën nga e keqja, ky është edhe tipari i cili e bën njeriun të ngrihet në gradën më të lartë të krijimit e të bëhet krijesa e zgjedhur nga të tjerat”, tha ndër të tjera Kryevaizi Luli.

Në fillim të këtij programi u këndua Kuran nga studenti i teologjisë në Universitetin Bedër, Adnan Merja, ndërsa Myftiu i Gjirokastrës, Ledian Cikalleshi, u shpreh se programe të tilla janë mjaft të nevojshme për çdo besimtar, pasi sipas tij u rikujton njerëzve të vërtetat e përjetshme.

19 Dhjetor 2014

FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (1)   FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (4) FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (5) FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (6) FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (7) FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (8)ZK1A0080FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (3) FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (9)

FRYTET E BESIMIT GJIROKASTER (2)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë