90 vjetori (1)    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka festuar sot 90 vjetorin e themelimit të tij.

Me rastin e 90 vjetorit të themelimit të tij, Komuniteti Mysliman ka organizuar pritjet në ambientet e “Hotel Sheraton”, pasditen e sotme. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryeministri z. Sali Berisha, Kryeparlamentarja znj. Jozefina Topalli, përfaqësues të forcave politike në vend, ambasadorë të akredituar në tiranë, personalitete të fesë, artit e kulturës, besimtar e dashamirës.

90 vjetori (3)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça, mbajti edhe fjalën përshëndetëse të rastit, ku shprehu kënaqësinë që një ditë e tillë festohet me miq të veçantë. “Sot mbushen plot 90 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Prandaj është një kënaqësi e veçantë për ne që të festojmë sot  këtë përvjetor së bashku me miq të Komunitetit Mysliman, me miq të Shqipërisë, me të gjithë ju që përpiqeni të kontribuoni në të mirë të shoqërisë sonë”, tha z. Muça.

Më tej kreu Muça foli edhe për rëndësinë, rolin dhe kontributin që myslimanët patën në formimin e shtetit shqiptar. “Myslimanët shqiptarë patën një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar në formimin e shtetit shqiptar. Me të njëjtin zell dhe me përgjegjësinë më të madhe ata themeluan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në përputhje të plotë me të gjitha parimet e fesë Islame, që ishte përvetësuar në formën e vet më të bukur, dhe më të drejtë nga udhëheqësit myslimanë”, nënvizoi kryetari Haxhi Selim Muça.

Kreu Muça theksoi gjithashtu se gjatë gjithë periudhës që e ka ushtruar aktivitetin e tij Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë  në shërbim të vlerave më të larta njerëzore; nxitës i paqes, qetësisë, harmonisë dhe dashurisë ndaj Zotit dhe krijesave.

“Pas një ndërprerjeje të dhunshme nga regjimi i kaluar sot Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përsëri në gjirin e shoqërisë,  me qëllim të rrisë e të zgjojë ndjenjën e dashurisë për fenë, njeriun dhe njerëzoren, të frymëzojë shpresa të reja si dhe të zgjojë e të forcojë tek besimtarët besimin e bukur Islam.  Faleminderit edhe një herë që po ndani së bashku me ne këtë gëzim të madh”, përfundoi fjalën e tij kryetari Muça.

90 vjetori (2)Fjalë përshëndetëse mbajti edhe presidenti i vendit z. Bujar Nishani, i cili nënvizoi se rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite si një promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimin fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë sonë, por edhe në atë atdhetar. “Roli i prijësve mysliman në përhapjen e patriotizmit dhe në gatishmërinë për të kontribuar në formimin e shtetit shqiptar është kryesor dhe i pazëvendësueshëm”, nënvizoi presidenti Nishani.

Gjithashtu presidenti Nishani vlerësoi rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të kryetarit të parë të Komunitetit Mysliman Haxhi Vehbi Dibra. Më tej presidenti vlerësoi edhe figura të tjera të lartë të Komunitetit Mysliman si Hafiz Sabri Koçin dhe kryetarin aktual Haxhi Selim Muça.

Gjatë kësaj pritjeje u shfaq edhe një dokumentari të shkurtër i cili fliste për historikun e KMSh në mënyrë të përmbledhur në faza të caktuara dhe pika kyçe te historisë.

11/03/2012

90 vjetori (5)

90 vjetori (4)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë