DYZET HADITHE MBI MORALIN

Në fenë Islame besimi dhe morali janë të pandashëm nga njëri tjetri. Besimtari, ndërsa përmbush përgjegjësitë e tij me vetëdijen se po vëzhgohet dhe po mbikëqyret në çdo moment nga Krijuesi Fuqiplotë dhe i Gjithëdijshëm, bën kujdes që punët e tij të jenë brenda normave morale, me qëllim që të jenë të pranuara tek Allahu.

Duke ditur që burimet kryesore të moralit në Islam janë Kurani dhe Suneti i Profetit (a.s.), myslimani e ka të lehtë të shpalosë një mënyrë sjelljeje me sigurinë që ajo përmban moralin më të bukur.

Në këtë libër kemi zgjedhur të shqipërojmë 40 hadithe që kanë të  bëjnë pikërisht me moralin. Në një mënyrë shumë përmbledhëse, me fjalët më të zgjedhura, me pohimet më rrënjësore, si dhe me shprehjet më të goditura, Profeti Muhamed a.s. impresiononte bashkësinë e vet dhe vazhdon të na magjepsë në çdo kohë, duke na edukuar njëkohësisht me moralin e vërtetë e fisnik.

Profeti ynë i dashur (a.s.) ka thënë se “mes veprave  në peshore asgjë nuk do të jetë më e rëndë se morali…” ( Tirmidhi, Birr, 62). Nisur nga kjo si dhe nga sihariqe të ndryshme të tij (a.s.) për ata që mësojnë dhe u bëjnë të mundur njerëzve të mësojnë të paktën 40 hadithe, u përgatit ky libër i shkurtër.

Me dëshirën që ky botim të jetë sa më i dobishëm, shpresojmë që ai të shërbejë si nxitje për ju për punë e sjellje të lavdërueshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë