Përfaqësueset e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman morën pjesë në aktivitetin e bamirësisë organizuar nga Myfinia e Kukësit, më 20 dhjetor 2014.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se të bësh bamirësi nuk do të thotë vetëm të japësh diçka nga pasuria jote por edhe një buzëqeshje, një fjalë e mirë është bamirësi. “Sot më shumë se kurrë ne duhet të solidatizohemi për të ndihmuar ata të cilët kanë nevojë, bujaria është një prej virtytet e besimtarit, e kjo mishërohet më së mirë në fjalët e Profetit Muamed a.s. “Të duash për fqinjin atë që do për veten tënde”, dhe ky është shembulli që ne duhet të ndjekim. Ne duhet të jemi shembull edhe për fëmijët tanë që të rriten me idenë se nevojtarët duhen ndihmuar dhe jo përbuzur”, tha znj. Karaj.

Aktiviteti i organizuar nën kujdesin mësueses së Kuranit, znj. Farije Hoxha, pati këndim Kurani, Ilahi e skeçe të ndryshme, me mesazhe  që nxisnin solidaritetin mes njerëzve.

Me këtë rast përfaqësueset e Zyrës së Gruas, dhuruan edhe disa veshje të ndryshme për vajzat të cilat ndjekin kurset e Kuranit pranë Myftinsë së Kukësit.

IMG_4657  IMG_4714IMG_4730IMG_4755

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë