Më 3 janar 2015, para faljes së drekës në Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, u mbajt Mevlud në përkujtim të lindjes së Profetit Muhamed a.s.

Në këtë ceremoni morën pjesë imami i Xhamisë Et’hem Beu, Elton Karaj, disa imamë të xhamive të tjera në Tiranë dhe besimtarë që frekuentojnë këtë xhami.

Në këtë Mevlud u kënduan pjesë nga Kurani, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për profetin Muhamed a.s.

Ndërkohë edhe në Shkodër, Myftinia e këtij rrethi ka nisur serinë e aktiviteteve në përkujtim të mesazhit dhe personalitetit të Vulës së të dërguarve të Allahut, Hz. Muhamedit a.s.

Pas namazit të mesditës, në xhaminë e re të “Dy Vajzave”, në Shkodër, është organizuar një tribunë fetare për motrat myslimane, me temë: “Shembulli dhe Mëshira e Hz. Muhamedit a.s.”.

Pas ligjëratave të ndryshme aktiviteti ka vijuar me recitime dhe lutje të zhvilluara me xhemat, që kanë krijuar emocione të bukura dhe kënaqësi shpirtërore, të dëshmuar në mesin e besimtareve të pranishme në xhami.

Ndërkohë po gjatë të shtunës Myftinia Shkodër ka organizuar aktivitetin “Mexhlisi i Hadithit”, në përkujtim të misionit të Hz. Muhamedit a.s., ku morën pjesë imamë të qytetit si dhe besimtarë të shumtë.

Mevludi është një nga traditat e myslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenjë mirënjohjeje dhe dashurie ndaj Profetit Muhamed a.s.

Profeti Muhamed lindi ditën e hënë, më 12 Rebiul-Evvel, në vitin 571 në Mekë.

Tirane

Shkoder

IMG_2440

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë