ZK1A0147Në një atmosferë festive është inauguruar më 9 janar 2015, xhamia më e re në qytetin e Tiranës, në Selitë të Vogël.

Nënkryetari Bujar Spahiu, pasi falënderoi financuesit për këtë vepër bamirësie, uroi që kjo xhami të shërbejë si një vatër besimi, edukimi dhe arsimimi për lagjen dhe për mbarë Tiranën. Ai u përcolli besimtarëve urimet e Kryetarit Skender Bruçaj dhe e vuri theksin në rëndësinë që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i jep pasurimit të infrastrukturës fetare në vend.

Të pranishmit i përshëndetën edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Najjeb Al Bader, deputeti Halim Kosova, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, kreu i Minibashkisë Nr. 6, Krenar Canollari, ndërsa në emër të investitorëve përshëndeti z. Muhamed Mula, imam i xhamisë Abdul Aziz Al Rrashid në Kuvajt.

Hytben e xhumasë e mbajti Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Ai falënderoi kontribuuesit, duke iu lutur Zotit që t’i shpërblejë me mirësi dhe begati pa fund. Në fjalët e tij para besimtarëve, z. Gurra theksoi se myslimanët asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të bëhen palë me terrorin. Ai citoi pjesë nga deklarata e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në të cilën thuhet qartë se çdo formë dhune është e pajustifikuar dhe e dënueshme.

Ndërtimi i kësaj xhamie është bërë i mundur falë kontributit të pjesëtarëve të xhamisë Abdul Aziz Al Rrashid në Kuvajt, veprim ky që dëshmon qartë për frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon dy popujt tanë.

Më tepër se një xhami, ajo është edhe një qendër kulturore, e përbërë nga klasa dhe ambiente shërbimi për nevojat e besimtarëve të zonës.

ZK1A0069 ZK1A0081 ZK1A0163 ZK1A0194 ZK1A0238 ZK1A0244

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë