Paskuqan seminar (3)Është zhvilluar sot në Paskuqan seminari “Qytetaria Aktive” me të rinjtë e kësaj zone, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve”, projekt i cili realizohet nga Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, foli mbi rëndësinë e individit për të qenë aktivë në shoqëri, pasi sipas tij indiferentizmi dhe pasiviteti sjell vetëizolim dhe nxit prirjet radikale apo edhe prodhon diktaturën e sunduesve.

Nënkryetari Zaimi në këtë bashkëbisedim me të rinjtë u shpreh gjithashtu se pjesëmarrja aktive në shoqërinë në të cilën jetojmë apo edhe në çdo shoqëri, nxit dialogun dhe bashkëpunimin, parandalon prirjet ekstreme si dhe bëhet një barrierë e rëndësishme kundër autoritarizmit.

Më tej z. Zaimi u ndal edhe në rëndësinë dhe mënyrat e aktivizimit të të rinjve.
“Për një shoqëri më të shëndoshë dhe për një përfaqësim të të gjitha ideve, është e nevojshme aktivizimi i rinisë, pasi ky brez është e ardhmja e shoqërisë. Mënyrat e aktivizimit të të rinjve janë të shumta si: pjesëmarrja nëpër seminare, trajnime, klube studentore, pjesëmarrja vullnetare në aktivitete sociale në ndihmë të komunitetit”, tha z. Zaimi.

Në përfundim të seminarit Nënkryetari Zaimi nënvizoi se mbi të gjitha qëndron liria e shprehjes. “Gjithsecili ka të drejtën ligjore, qytetare dhe të drejtën morale për t’u shprehur lirisht, ky është edhe thelbi i demokracisë dhe qytetarisë aktive.”, tha ai.

Ndërkohë në hapje të këtij seminari Drejtori i Kabinetit në Komunitetin Mysliman z. Oltion Kola vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve dhe i inkurajoi ato që të jenë pjesëmarrës aktiv në aktivitete të ndryshëm sociale e kulturore.

10 Janar 2015

Paskuqan seminar (1) Paskuqan seminar (2)  Paskuqan seminar (4) Paskuqan seminar (5) Paskuqan seminar (6)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë