Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një takim kortezie në Bankën Islamike për Zhvillim në Mekë.

Delegacioni u prit nga z. Ahmed Tiktik, zv/president i Bankës Islamike për Zhvillim.

Në takim u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve dhe mundësinë për zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes.

Një tjetër vizitë ishte ajo e zhvilluar në Zyrën e Lidhjes së Botës Islame, ku delegacioni është pritur nga z. Abdullah bin Abdul Muhsin Et-Turki, sekretar i përgjithshëm i këtij institucioni.

Z. Turki falënderoi delegacionin për vizitën dhe e garantoi z. Bruçaj se ndihma e institucionit që ai drejton nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa Kryetari Bruçaj falënderoi z. Turki për ndihmesën e vazhdueshme duke kërkuar në vazhdim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

14 Janar 2015

IMG_3034

IMG_3008 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë