ZK1A0077

Është zhvilluar sot në ambientet e Medresesë së Tiranës seminari mbi të drejtat e njeriut me të rinjtë e zonës Babrru dhe Paskuqan.

Ky ishte seminari i radhës i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë mbi promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve.

Në seminar morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, kancelari, z. Ylli Cikalleshi, përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, z. Nathan Haft, koordinatori i projektit, z. Fejzi Shaholli, si dhe asistentët, z. Oltion Kola dhe z. Lauren Luli.

Të rinjtë u njohën më shumë mbi të drejtat e tyre, si t’i vlerësojnë këto të drejta dhe si të ndërmarrin veprime për t’i realizuar ato.

ZK1A0097Nënkryetari Zaimi u ndal mbi karakteristikat e të drejtave të njeriut, vlerat, vetitë dhe llojet e saj. “Të drejtat e njeriut janë parimet bazë, pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë si qenie njerëzore me dinjitet. Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë. Respektimi i tyre bën të mundur progresin e plotë të individit dhe të shoqërisë”, tha ndër të tjera z. Zaimi.

ZK1A0155Një këndvështrim mbi ecurinë e të drejtës gjatë historisë së njerëzimit u trajtua nga kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi. “Çështja e njohjes dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore ka tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, politikanëve, juristëve, etj. Si kategori juridike, të drejtat e njeriut janë paraqitur me krijimin e shteteve dhe rregullave të para juridike”, tha z. Cikalleshi.

Gjithashtu të rinjtë pjesëmarrës plotësuan disa pyetësorë mbi të drejtat e njeriut, dhe morën broshura për t’u informuar më shumë mbi këto të drejta.

24 Janar 2015

ZK1A0143

 IMG_3218  ZK1A0032 ZK1A0034 IMG_3200  ZK1A0100

IMG_3303

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë