Përfaqësuese të Zyrës së Gruas zhvilluan një takim me besimtaret e Pukës, më 24 Janar 2015, ku u diskutua mbi rolin e gruas në shoqëri.

“Të jesh femër do të thotë shumë. Por shumë pak dinë ta vlerësojnë atë! Gruaja është ura Iidhëse e të gjitha shoqërive dhe çelësi i sekretit të mbarëvajtjes së tyre. Si çdo pjesë e shoqërisë edhe ajo ka të drejta të merituara e të dhëna nga Krijuesi i saj” theksoi ndër të tjera Përgjegjësja e Zyrës së gruas znj. Karaj.
“Ardhja e Islamit bëri që gruaja të zërë vendin e saj të merituar në shoqëri. Kështu gruaja fitoi funksionalitet dhe luajti një rol të rëndësishëm në përcjelljen e dijes hyjnore, kryesisht për botën femërore e familjare, por edhe në çështje të përgjithshme të shoqërisë” tha ajo.

Në fund të takimit u diskutua lidhur me çështje të ndryshme që shqetësojnë besimtaret në jetën e përditshme të realitetin tonë.

Takimi u mbyll me koktej të organizuar nga Myftinia e Pukës.

IMG_5021 IMG_5033IMG_5004

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë