“Dhuna, ekstremizmi dhe çdo gjë e dëmshme për njeriun dhe shoqërinë luftohet përmes vlerave humane.” Kështu u shpreh Kancelari i Komunitetit Mysliman z. Ylli Cikalleshi në seminarin e radhës me të rinjtë e Ndroqit.
“Rrënjët e dhunës, – vijoi z. Cikalleshi, – janë të ndërlikuara. Shpesh nuk përfshihet vetëm një faktor, por ndikojnë shumë elemente, si: dëshpërimi, urrejtja dhe xhelozia, abuzimi me alkoolin dhe drogën etj., por asnjë lloj dhune nuk mund të justifikohet duke i mveshur elementë fetarë, pasi është e qartë që asnjë religjion nuk e pranon dhe nuk e inkurajon dhunën, përkundrazi e dënon ashpër atë.”
Më tej kancelari Cikalleshi shtoi së elementet e dhunës shfaqen në momentin kur njeriu lë pas disa vlera humane, si besimi, edukata shoqërore, mëshira dhe dashamirësia ndaj njëri-tjetrit, dhe sipas tij në momentin kur nuk i ushqejmë këto vlera, por i lëmë të vdesin.
Ndërsa menaxheri i projektit, Fejzi Shaholli, theksoi se dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rast apo rrethanë.
“Dhuna prodhon terror, dhimbje dhe të lënduar, dhe kjo nuk është zgjidhje. Zgjidhje është respektimi i normave dhe vlerave humane, është respektimi dhe toleranca ndaj tjetrit”, nënvizoi z. Shaholli.
10 Mars 2015