Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur mbrëmë në Krujë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, u shpreh se vëllazëria është virtyti dhe lidhja më e fortë më të cilën Allahu i ka bashkuar zemrat e besimtarëve.

“Është kjo vëllazëri e cila i bën besimtarët jo vetëm të ndajnë gëzimin dhe hidhërimin me njëri-tjetrin, por ta duan të mirën si  për vete ashtu edhe për të tjerët”, tha z. Spahiu.

Ndërsa Kryevaizi Lauren Luli, u ndal te raporti dhe lidhja që duhet të ketë besimtari me Krijuesin e Gjithësisë, Allahun.

“Besimtari i zgjedh mirë punët dhe vepron vetëm ato ku ndodhet kënaqësia e Allahut. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai forcon raportin dhe lidhjen me Krijuesin dhe manifeston dashurinë dhe përkushtimin ndaj Tij”, u shpreh z. Luli.

Myftiu i Krujës, Ledian Cikalleshi, u bëri thirrje të pranishmëve që mesazhet e përcjella nga të ftuarit t’ua transmetojnë dhe të tjerëve jashtë xhamisë, miqve dhe të afërmve, pasi sipas tij, vetëm përmes njohjes të së vërtetës njerëzit do të mund të jetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

10 Mars 2015

IMG_3981

IMG_3970  IMG_3968IMG_3984IMG_3941

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë