Me 28 mars 2015 në qytetin e Pukës si asnjë herë më parë Salla e Koncerteve, ishte i mbushur me dashuri dhe gëzim, atmosferë nga programi “Përjetësisht me Ty” kushtuar Profetit Muhamed a.s.
Myftinia Pukë në kuadër të përkujtimit të Profetit Muhamed a.s., në bashkëpunim me Medresenë H. Sh. Shamia dega e Vajzave dhe shoqatën Istanbul u organizuan aktiviteti fetaro-kulturor kushtuar Hz. Muhamed a.s.
Aktiviteti u hap me hynin kombëtare për të vijuar me leximin e Kur’anit. Në fjalën e tij Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falënderoj pjesëmarrësit si dhe autoritet zyrtare tha: “Të nderuar besimtarë jemi bashkuar sot këtu për të përkujtuar dhe kujtuar këshillat e hz. Muhamed a.s. Këshilla këto që përçojnë paqe dhe dashuri. Prandaj prania juaj është dëshmi e gjallë e myslimanizmit në rrethin e Pukës.”
Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha: “Me të vërtet ndjehem i emocionuar që ndodhem sot në qytetin e Pukës dhe me lejoni të falënderoj Myftininë Pukë për aktivitet që zhvillon si dhe Medresenë Shkodër e cila jep kontribut jo vetëm në arsimimin e qindra nxënësve por edhe zhvillimin e aktiviteteve fetaro-kulturore.”
Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj.
Ndërsa Drejtori i Medresesë Shkodër Kujtim Dervishi bëri një panorame të veprimtarisë së Medresesë Shkodër.
Në fund të aktivitetit të pranishmit morën dhuratë shumë literature islame.