1507949_1099630926718218_319979825203089926_nDepartamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër do të përfaqësojë vendin tonë për të 2-tën herë në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë.

Studentët Jonida Shtylla, Fatjona Halaj, Helena Dokaj, Amarildo Hoxha, Endri Çela shoqëruar nga lektori i tyre z. Kelmend Nezha përbëjnë ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar.

Konkursi i improvizimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve do të zhvillohet nga data 17 deri më 22 maj 2015 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirëpret universitete nga e gjithë bota, me një shumëllojshmëri temash, duke improvizuar punimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej gjashtë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi përfundimtar pritet të zhvillohet në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.

Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një improvizim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Çështjet e konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës Penale Ndërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale.

57 ekipe nga 38 vende të ndryshme të botës janë regjistruar në edicionin e vitit 2015 në konkursin e improvizimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.

Ky është ekipi i dytë pas grupit të studentëve që mori pjesë në konkursin Jssup në Washington i cili u zhvillua në datat 5-11 prill 2015.

Mbështetja e studentëve në aktivitete brenda dhe jashtë vendit dhe aftësimi i tyre për të garuar me kolegët e tyre në gjithë botën, është një nga prioritetet kryesore që ka Universiteti Bedër.

10981826_1099630810051563_3802770914881748924_n

10981200_1099631026718208_6122101967212046656_n

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë