kampusi ri

 

 

Universiteti Bedër, organizon ceremoninë e inaugurimit për fillimin e ndërtimit të kampusit të ri universitar në Sauk, aty ku dhe u hap fillimisht.

 

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Kryeministri i vendit Sali Berisha, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, personalitete të tjera të arsimit dhe kulturës, intelektualë e profesorë të ndryshëm.

 

Ceremonia do të organizohet të premten (26 Prill 2013) në orën 11:30

 

Universiteti Bedër, filloi funksionimin e saj si institucion i arsimit të lartë, në prill të vitit 2011. Ky institucion i arsimit të lartë ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar. Universiteti Bedër, ka 2 fakultete dhe 6 departamente, të cilat ofrojnë 7 programe studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe 14 programe studimi të nivelit të dytë (master).

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë