Mbrëmjen e djeshme dt. 09.06.2015 cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u ndal në xhaminë e fshatit Qerekë të Komunës Nikël të Krujës.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte Myftiu i Krujës, Ledian Cikalleshi dhe zv/myftiu i Tiranës Bilal Teqja.

Myftiu i Krujës, Ledian Cikalleshi, duke marrë shkas edhe ditët që na ndajnë nga fillimi i muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, foli rreth agjërimi dhe devotshmërisë. Ai theksoi se “devotshmëria është një nga cilësitë dhe pajimet më të bukura që kërkohet të ketë një besimtar dhe agjërimi është mundësia më e mirë për të arritur devotshmërinë.

Ndërsa zv/myftiu i Tiranësm, Bilal Teqja, e përqendroi bisedën e tij rreth cilësive të mira që përmirësojnë zemrën e besimtarit si vëllazëria në besim dhe ndjenjave negative që kaplojnë zemrën e tij. Ai theksoi se “vëllazëria në besim është po aq e rëndësishme sa vëllazëria e gjakut. Sepse vetë Allahu i cili ligjëroi vëllazërinë e gjakut, ligjëroi edhe vëllazërinë në besim.”

20150609_204554 20150609_210057 image-82e929fe3a53d465209a0b06b25cff8792966b506b909fda93d15957f1a94a15-V

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë