ZK1A0857

Mijëra besimtarë, gra dhe burra, fëmijë, të rinj e të moshuar u bënë pjesë e faljeve dhe lutjeve në këtë natë mirësish dhe vlerash të panumërta. Mes ajeteve Kur’anore, faljes së teravive, ligjëratave rreth Natës së Kadrit, lutjeve dhe vëllazërisë, besimtarët myslimanë i kërkuan Allahut paqe, falje dhe mëshirë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin e Natës së Kadrit, organizoi mbrëmjen e së hënës, 13 korrik 2015, programin “Nata e Kadrit më e vlefshme se 1000 muaj”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-Hotel Dajtit.

Programi u hap në orën 21:50, me këndimin e ajeteve të Kur’anit famëlartë nga imami i Xhamisë së Ethem Beut, Elton Karaj.

Më pas kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se të gjitha ritualet dhe adhurimet islame kontribuojnë fuqishëm në pasurimin dhe furnizimin e ndërgjegjes së njeriut me energji shpirtërore, falë të cilave ajo dallon të mirën nga e keqja dhe duke e arritur këtë, arrin gradën e devotshmërisë dhe vepron të mirën e distancohet nga e keqja.

“Nata e Kadrit shënon nivelin më të lartë të triumfit të mirës ndaj të keqes. Nata e Kadrit është një natë simbolike pasi në këtë natë filloi shpallja e Kuranit fisnik, udhërrëfyesi i myslimanëve në mbarë botën.

Nata e Kadrit është nata e Kuranit, është nata e adhurimit të Zotit, është nata triumfit ndaj pasionit, është nata e faljes, nata e shpërblimit dhe e afrimit me Zotin.”, theksoi z. Brucaj.

Ndërsa nënkryetari i KMSH-së z. Ali Zaimi, në ligjëratën e tij “Nata e Kadrit me e vlefshme se një mijë muaj”, nënvizoi se kjo është nata ku sojit njerëzor nëpërmjet urdhrit “lexo” ju tregua objektivi që ka në këtë botë sprove, që është të njohë Zotin e të perfeksionohet duke lexuar, duke mësuar, duke nxënë.

“Ti lutemi që të na mundësojë të jemi përfaqësues të denjë të fesë islame, pasues të vërtetë të Profetit a.s dhe të rrezatojmë vlerat e vërteta të besimit islam, ato të sigurisë, të dashurisë, të mëshirës, të përkrahjes,të paqes e të mirësisë” tha ndër të tjera z. Zaimi.

Programi vijoi edhe me referate të tjera mbi mirësitë dhe begatitë e kësaj nate, ku folën: Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, Drejtori i Thirrjes në KMSH, Elvis Naçi si dhe Anëtari i Këshillit të Teologëve Sabaudin Jashari.

Ndërkohë namazi i jacisë dhe teravive u drejtua nga nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, Kryevaizi, Lauren Luli, imami i Xhamisë së Ethem Beut, Elton Karaj, zëvendësmyftiu i Tiranës Bilal Teqja dhe imami i Xhamisë së “Ali Demit” Hysni Merja.

Programi i është mbyllur me duanë e Natës së Kadrit, ku në arabisht u këndua nga imami Bilal Teqja dhe në shqip nga nënkryetari Bujar Spahiu.

Pritja e natës së 27 të muajit të Ramazanit, Natës së Kadrit dhe lutjet e përbashkëta në shesh, organizohen për herë të dytë nga Komuniteti Mysliman dhe ka pasur një pjesëmarrje masive të besimtarëve.

Pas programit i cili zgjati deri në mesnatë, besimtarët janë shpërndarë nëpër xhami për të vazhduar lutjet dhe adhurimet deri mëngjesin e sotëm.

Nata e Kadrit është nata më e vlefshme se një mijë muaj, si dhe është nata kur ka zbritur Kur’ani, Libri i Shenjtë i Myslimanëve.

ERI_1092

ZK1A1054

ERI_1350

IMG_1222 ERI_1310IMG_1113  IMG_3579 IMG_3588 ZK1A0831

ERI_1339ZK1A1408 ZK1A1425 ZK1A1517ERI_1535

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë