elbasan 1Fitër Bajrami është festuar në të gjithë qytetet e shqipërisë, dhe jo vetëm. Myftinitë e qyteteve kanë organizuar faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër sheshet dhe xhamitë e qyteteve përkatëse.

Besimtarët si gjithmonë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për të qenë pjesë e programeve të ndryshme, për të dëgjuar ligjëratat dhe për të faluar namazin e Fitër Bajramit.

Pas faljes së namazit përfaqësues të pushtetit vendor dhe lokal, personalitete të fushave të ndryshme dhe besimtarë kanë uruar për Fitër Bajramin Myftinitë përkatëse.

Një atmosferë e bukur festive, mes dashurisë, vëllazërisë dhe gëzimevë nuk ka munguar në asnjë cep të Shqipërisë. Në këtë festë të madhe të gjithë shqiptarët kanë ndarë urimet më të mira mes tyre.

elbasan 2 kruje 1 kruje11707362_505459802940528_7946138669343538156_ndelvine 1

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë