Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie, ambasadorin e Kosovës në Egjipt Prof. Dr. Beqir Ismaili.
Nënkryetari Spahiu e njohu ambasadorin Ismaili me aktivitetin e përditshëm të Komunitetit Mysliman dhe me objektivat për të ardhmen.
Ndërkohë nga ana e tij ambasadori Ismaili vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman si një rol kyç në faktorin e paqes dhe harmonisë në vend.
Në takim gjithashtu u bisedua edhe rreth krijimit të mundësive për bashkëpunim në fushën akademike, për figurat e larta të hoxhallarëve shqiptarë, etj.
Ai u njoh edhe me botimet e fundit të Komunitetit Mysliman, revistat dhe aktivitetet e ndryshme të institucionit të KMSH-së.
Prof. Ismaili është gjithashtu një studiues i njohur dhe autor i shumë librave dhe studimeve shkencore.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori Kulturës në KMSH, Genti Kruja dhe Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri.