Kryetari Komunitetit Mysliman të  Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim, Kryetarin e ri të Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Dizdari.

Dizdari shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga z. Bruçaj dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit me KMSH-në, përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Kryetari Bruçaj, nga ana e tij uroi z. Dizdari për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e Komunitetin Mysliman për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i KSHK-së z. Servet Gurra.

IMG_9281 IMG_9285

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë