11

Ditën e shtunë, më 14 nëntor 2015, Myftinia Shkodër organizoi konferencën shkencore me temë “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”.

Fjala e hapjes së konferencës është mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili vuri theksin te nevoja e leximit të duhur të përballjes së myslimanëve me realitetet në këto 25 vite, si dhe te e ardhmja e Islamit në Evropë e botë, ku ripërsëriti se ky shekull është shekulli i Islamit dhe përhapjes së vlerave të tij, sidomos në Perëndim.

Konferenca u përshëndet edhe nga kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, e cila falënderoi Myftininë Shkodër për organizimin e kësaj konference, si dhe organizimin e faljes së xhumasë masive në xhaminë e Plumbit.

Konferenca vijoi sipas programit:

Të ftuar si referues me kumtesat e tyre shkencore ishin panelistët, Dr. Genti Kruja, drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH me temë: “Dialogu ndërfetar, sfidë dhe realitet”, Msc. Anduena Qefalia, pedagoge, I.T.C, Tiranë me temë “Modeli i ekonomisë së tregut vs. ekonomisë së centralizuar dhe paradigma islame”, Artur Tagani, me temë
“Imazhi i besimtarit shqiptar mes ‘njeriut të ri’ komunist dhe ‘shqiptarit evropian’ të humbur”, si dhe Lavdrim Hamja, imam në Shkodër me temën “Çerek shekulli liri besimi – refleksione dhe perspektiva”.

Nga referatet e mësipërme, u dhanë mesazhe të rëndësishme, ku vlen të përmendet:

  1. Vlera e harmonisë ndërfetare e bazuar në tekste të sakta teologjike Islame, në shërbim të harmonisë kombëtare dhe paqes sociale.
  2. Krahasime në mes ekonomisë perëndimore dhe asaj socialiste lindore, në krahasim me bazat e ekonomisë islame.
  3. Krahasime të edukimit të orientuar në periudhën komuniste, me atë pas viteve ’90 në vendin tonë dhe anashkalimi i vlerës islame në edukim në tekstet e sotme shkollore.
  4. Problematikat e rimëkëmbjes islame në 25 vitet e fundit në Islam, sprovat, sfidat, zgjidhjet.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin personalitete dhe përfaqësues të pushtetit lokal, si kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, kryetari i Gjykatës së Apelit z. Fuat Vjerdha, drejtori i Medresesë “H. Sheh Shamia” Shkodër z. Kujtim Dervishi, intelektualë dhe pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si dhe besimtarë të shumtë.

1 2 3 4 5

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë