Në kuadër të bashkëpunimit për dialogun ndërfetar myslimano-katolik, është zhvilluar një vizitë e stafit akademik të Departamentit të Shkencave Islame nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër dhe studentëve të vitit të tretë të këtij departamenti në Shkollën e Lartë Teologjike Katolike (Seminari Ndërdioqezian) në Shkodër.

Në krye të këtij delegacioni ishte rektori i Universitetit Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili shoqërohej nga dekani i Fakulteti i Shkencave Humane, Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Atakan Derelioglu, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH, Dr. Genti Kruja, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Bedër, z. Agron Hoxha, pedagogët Erlis Çela, Adil Kutlu, Veton Tulla dhe Dr. Xhemal Alsafarti.

Stafi akademik i Universitetit Bedër nga rektori i Seminarit Ndërdioqezian Dom Leonardo Falco, Drejtori i Seminarit Ndërdioqezian At Mario Imperatori, stafi akademik i kësaj shkolle dhe studentët e saj.

Drejtori i kësaj shkolle At Mario Imperatori ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve, të cilët vinin për herë të parë në këtë institucion, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim në fushën akademike, sidomos për studentët e teologjisë.

Ndërsa Prof. Gjana theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve për pikat e përbashkëta me rëndësi për të gjithë shoqërinë, siç janë respektimi i të drejtave të njeriut, liria e besimit, familja, edukimi i rinisë me vlerat morale e fetare reciproke, bashkëjetesa në harmoni mes besimtarëve dhe besimeve të ndryshme duke respektuar dhe njohur secilin në bindjet e veta.

Të dyja palët vlerësuan si mjaft të rëndësishme vizitën dhe kontributin që jep në forcimin e dialogut midis komuniteteve fetare në Shqipëri.

Më pas, studentët nga të dy institucionet, prezantuan programet mësimore përkatëse dhe u ndalën në misionin dhe rëndësinë që mbart formimi i teologëve në Shqipëri.

Pas drekës së përbashkët, studentët kanë vizituar objektet e kultit islam dhe katolik në qytetin e Shkodrës, Muzeun e Krimeve të komunizmit, si dhe bibliotekën e Seminarit Ndërdioqezian.
Të dyja palëve janë shprehur të gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e dialogut ndërfetar nëpërmjet seminareve të ndërsjella, konferencave, paneleve dhe botimeve të ndryshme mbi tema të përbashkëta.

12052350_1212394698775173_6816576710207346295_o12309762_1212393955441914_4425784555864761855_o

12309556_1212394682108508_4883129880279967750_o12038843_1212394442108532_3348024008096881798_o  12265718_1212393958775247_2612079644912266740_o

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë