Në kuadër të  10-vjetorit të themelimit të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, në Elbasan, është zhvilluar një aktivitet, nga përfaqësuesit e feve kryesore në vend, ku u diskutua mbi besimin si  ura që i bashkon njerëzit.

Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i thirrjes në Islam në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Elvis Naçi.

 Të pranishëm ishin edhe Kryebashkiaku i Elbasanit, Qaim Sejdini, Prefekti, Arben Kamami, ambasadori Vatikanit në Tiranë, Ramiro Muliner Ingles, kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Dizdari, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, Arben Ramkaj, si dhe intelektualë, figura të njohura të institucioneve kryesore të qytetit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

 26 nëntor 2015

IMG-20151202-WA0006

IMG-20151202-WA0000 IMG-20151202-WA0003

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë