Myftiu i Librazhdit z. Taulant Bica ishte i ftuar në emisionin “Melodi e Zemrës”, në Radio Spektrum.
Në emision u fol për moralin e Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed a.s.
Të ftuarit vunë në dukje shembujt e përkryer të Profetit Muhamed a.s në sjellje, veprime dhe qëndrime.
Myftiu i Librazhdit theksoi se morali dhe etika shpirtërore e Muhamedit (a.s.) ishte aq e thellë dhe e fuqishme, saqë njerëzit të cilët ishin gjysmë të egër, injorantë e larg civilizimit, arritën të jenë të butë, të mëshirshëm dhe të krijojnë një shoqëri të mrekullueshme.
“Krenaria e Njerëzimit gjithmonë ka ditur të mbajë qëndrimin e tij edhe kur i janë bërë padrejtësi, kur e fyenin dhe kur e ofendonin. Në ccdo gjendje të tij ai kurr nuk e ndryshoi sjelljen. Tek Ai mbizotëronte mëshira, butësia dhe dashuria”, tha ndër të tjera Bica.
Profeti ynë ishte njeri i brishtësisë, i delikatesës dhe i mirësjelljes.. Nga natyra ishte i butë. Hynte në zemrat e njerëzve dhe njerëzit dashuroheshin me të. Përballë njerëzve ishte gjithnjë fytyrëqeshur dhe sillej mirë me ta.
Të gjitha këto vlera të Profetit a.s na bëjnë të reflektojmë dhe na shtyjnë të sillemi sa më mirë dhe më butë më njerëzit.