Nënkryetari i Komuniteitit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu ishte i pranishëm në  konferencën e V-të e imamëve të Myftinisë Shkodër, e cila u organizua më 6 shkurt në qytetin verior.

Në fjalën e tij z. Spahiu vlerësoi angazhimin e imamëve dhe thirrësve islamë në lartësimin e mesazheve të harmonisë dhe mirëkuptimit në mesin e myslimanëve, si dhe përhapjen e paqes sociale, nëpërmjet shërbimeve të shumta fetare.

Duke pasur parasysh edhe sfidat e kohës dhe keqkuptimet e mundshme nënkryetari Spahiu bëri thirje që të jenë të kujdeshëm dhe të gatshëm në shpjegimin sa më të drejtë të besimit islam njerëzve.

Konferenca u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari dhe më pas vijuan edhe referatet e përgatitura nga teologët dhe imamët e këtij rrethi.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, intelektualë, përfaqësues të shoqatave islame, studentë të teologjisë etj.

12697197_1704325093122370_5796131750370825130_o

12496194_1704322313122648_8019016097610859890_o

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë