Krerët myslimanë të Ballkanit të cilët, kanë vizituar Medresenë e Tiranës të shtunën pasdite më 18 maj 2013, ku kanë ndjekur edhe një aktivitet të shkurtër artistik përgatitur nga nxënësit e kësaj medreseje.
Liderët Myslimanë ndodheshin në Tiranë me rastin e punimeve të Konferencës së 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, e organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Konferenca me temë “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore” u organizua paraditen e 18 majit 2013, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete fetare e publike nga vendet e rajonit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.