Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj i shoqëruar nga kancelari i KMSH-së z. Ylli Cikalleshi vizituan Myftininë e Pukës.

Kryetari Bruçaj gjatë takimit vlerësoi punën e Myftinisë së Pukës dhe theksoi se investimet në jetën shpirtërore dhe sociale janë prioritet dhe duhet të jenë të vazhdueshme.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bashkë me Myftininë e rrethit të Pukës do të punojnë edhe më shumë për shtimin e aktiviteteve shpirtërore në rrethin e Pukës. Gjithashtu do të merret parasysh edhe aspekti i ndihmave sociale, pasi ky vend ka nevojë për mbështetje”, tha z. Bruçaj.

Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, falënderoi kreun e KMSH-së për vizitën në Myftininë e Pukës duke e vlerësuar si rast të veçantë i cili përkon edhe me 25 vjetorin e riorganizimit të Myftinisë së rrethit të Pukës.

Më pas Myftiu Gëzim Kopani informoi kreun e KMSH-së mbi ecurinë e punës së Myftinisë së rrethit të Pukës, problemeve dhe sfidave që ajo përballet.

Gjithashtu Kryetari Bruçaj mori pjesë edhe në aktivitetin “Përjetësisht me Ty” kushtuar Profetit Muhamed a.s, organizuar nga Myftinia e Pukës dhe Medreseja e Shkodrës.

“Ndihem i nderuar që ndodhem sot në qytetin e Pukës pasi raste të tilla kanë vlera të shumta. Është detyra jonë që vlerat e islamit t’i nxjerrim ne pah ashtu sikur na këshillon Profeti ynë i nderuar, pasi feja islame është fe e paqes dhe e dashurisë”, tha Bruçaj

26 mars 2016

1 27 812496102_10154161945838304_3930708882776662237_o

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë