Në ambientet e qendrës kulturore të Myftinisë Kukës u zhvillua një takim pune me imamët e rretheve Kukës, Has dhe Tropojë.
Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja dhe drejtori i Rinisë dhe i Marrëdhënieve me xhematin, z. Armand Shehu.
Nënkryetari Bujar Spahiu foli për rëndësinë dhe mënyrat e përcjelljes së mesazhit islam.
Drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja, foli për rolin e imamit brenda dhe jashtë xhamisë.
Ndërsa drejtori i Rinisë dhe i Marrëdhënieve me Xhematin, z. Armand Shehu, foli për përfaqësimin dinjitoz të ftuesit islam.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme lidhur me problematikat dhe sfidat që hasin imamët në veprimtarinë e tyre të përditshme.
30 mars 2016