Kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj priti një delegacion nga shteti i Kuvajtit të kryesuar nga biznesmeni z. Mohammad Al-Faresi.
Gjatë këtij takimi kreu i Komunitetit Mysliman z. Bruçaj e njohu delegacionin me punën dhe ecuritë e fundit të institucionit të KMSH-së, veçanërisht me përgatitjet për Muajin e Bekuar të Ramazanit.
Delegacioni shprehu kënaqësitë për punën dhe arritjet e deritanishme të Komunitetit Mysliman në dobi të Islamit në Shqipëri.
Ata shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për projekte të ndryshme lidhur me Ramazanin, duke treguar edhe një herë gatishmërinë për të qenë sa më pranë vëllezërve myslimanë shqiptarë.
13 maj 2016