Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, priti në një takim, konsullin e ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë z. Fahad Hathal Al-Hathal.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame z. Hamdi Çurri, u diskutua rreth mbarëvajtjes së ritualit të Haxhit. Al-Hathal Fahd shprehu konsideratat e tij, në emër të palës Saudite, për mirë organizimin e haxhit nga ana e Komunitetit Mysliman, gjatë viteve të fundit.
Kryetari Bruçaj, në emër të institucionit, i paraqiti palës Saudite, konsideratat e tij më të larta dhe mirënjohjen e thellë, për bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha fushat, e në veçanti, për lehtësirat e ofruara për një organizim sa më të mirë të ritualit të haxhit.
Bruçaj gjithashtu shprehu gatishmërinë, për t’i ofruar autoriteteve përkatëse të Arabisë Saudite, të gjithë mbështetjen institucionale, lidhur me procedurat e nevojshme, për një organizim sa më efikas të ritualit të haxhit për besimtarët e vendit tonë.
Në këtë takim z. Al-Hathal, shoqërohej nga sekretari i tij z. Irland Sollaku.
17 maj 2016