Gjatë një takimi me besimtarët e Ndroqit, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, u shpreh se u takon besimtarëve që atmosferën e gëzueshme të këtij muaji të madhërueshëm ta bëjnë të ndjeshme në çdo familje dhe në çdo lagje.

“Pak ditë na ndajnë nga Ramazani dhe si besimtarë, në jetën e kësaj bote, besimi ynë na kërkon të jemi të devotshëm ndaj krijuesit dhe përkrahës ndaj krijesave. Pikërisht klima e Ramazanit, atmosfera shpirtërore e tij, është një mundësi më shumë që Allahu na ofron, për të reflektuar dhe për tu bërë njerëz më të mirë. Pra le ta bëjmë atmosferën e gëzueshme të Ramazanit të ndjeshme në çdo familje dhe vend të lagjes.”, tha z. Zaimi.

Takimi me besimtarët konsistonte në përgatitjen shpirtërore  në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

I pranishëm në takim ishte edhe Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame z. Hamdi Çurrri si dhe imami i Xhamisë së Ndroqit, z. Bujar Çurrri.

24 maj 2016

 ZK1A7387 ZK1A7415 ZK1A7422ZK1A7350

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë